Arkitekti dhe artisti Maks Velo tregon se u nis për të bërë një klasifikim të objekteve më të bukura, por kërkimi i tij pati tjetër rezultat. Në emër të edukimit estetik dhe të moralit të tranzicionit shqiptar, Velo iu jep të rinjve një foto-leksion mbi arkitekturën dhe vendin ku jetojnë.
Ai bën një renditje profesionale për godinat më të shëmtuara në Tiranë. Dhe mes tyre është godina që kryetari i PS-së ka deklaruar se do jetojë pas martesës së ditëve të fundit me Linda Bashën.
Bëhet fjalë për godinën afër ish-ekspozitës "Shqipëria Sot" e cila renditet e 12-ta në listën e Velos për objektet më të shëmtuara në Tiranë. Vetë Rama e deklaroi banesën e tij të re në një intervistë televizive ku a dhe bashkëshortja e tij folën rreth jetës pas-martesore.
Pesëmbëdhjetë objektet më të shëmtuara në Tiranë
Në fakt doja të zgjidhja objektet më të bukura, por ato të shëmtuarat ishin kaq shumë, saqë më doli një dosje e tërë. Atëherë vendosa të zgjedh midis tyre. E kisha të vështirë kur po bëja përzgjedhjen e fundit.
Mund t'i kem ngrënë hakun ndonjë tjetre ndërtese akoma më të shëmtuar, por, sidoqoftë, nëse ndonjë projektues do të protestojë, do ta korrigjoj gabimin duke futur edhe objektin e tij.
Pastaj, së fundi, thashë nuk ka asgjë: ashtu siç mundemi të japim çmime për bukurinë, mund të japim edhe për shëmtime, sidomos kur shëmtia është dominante.
Karakteristika e përbashkët e ndërtesave në fjalë është se janë të gjitha të reja, nën njëzetvjeçare. Domethënë janë ndërtuar pas viteve nëntëdhjetë.
Karakteristika e dytë: janë banesa.
Çdo njeri i njeh se kalon çdo ditë pranë tyre.
Të gjitha marrin pjesë në shëmtinë e Tiranës.
Edukojnë për keq estetikisht qytetarët dhe sidomos rininë.
Këto objekte tregojnë sa lehtësisht mund të shpërfytyrohet qyteti.
Të gjitha janë projektuar nga arkitektë profesionistë (dyshoj për dy, ndërtesën nr. 10 dhe nr. 15). Emrat e projektuesve nuk i di dhe nuk dua t'i di.
Këto tregojnë sa i vështirë është projektimi. Dhe sa i lehtë korrupsioni. Tregojnë sa e vështirë është të bësh arkitekturë të bukur. Jo të jashtëzakonshmen por normalen.
Këto janë anormaliteti i normales. Këto nuk duhet të ishin. Shëmtojnë jo vetëm vetveten por edhe ambientin përreth.
Sepse arkitektura në radhë të parë është marrëdhënie. Marrëdhënie me afër dhe larg. Marrëdhënie me kohën e sotme dhe atë që do të vijë.
Se arkitektura tregon shijen e gjithë shoqërisë në një kohë të caktuar.
Se ajo nuk zhbëhet.
Ky është tranzicioni ynë, një tranzicion i shëmtuar. Dhe i korruptuar.
Le të nxjerrim mësime nga shëmtimi.
Diçiturat:
1. Banesë me dyqane pranë Radiotelevizionit Shqiptar.
2. Banesë me zyra pranë Ministrisë së Kulturës, Rruga e "Kavajës".
3. Banesë me dyqane tek Selvia.
4. Banesë te Pazari i Ri.
5) Banesë mbrapa nëntëkatsheve, Rruga e "Barrikadave".
6) Banesë me dyqane në Rrugën "Hoxha Tahsin".
7) Banesë me dyqane, "Bulevardi Zogu I", afër trenit.
8) Po aty, afër trenit.
9) Banesë, Pazari i Ri, afër tregut.
10) Hotel i papërfunduar Rruga e "Dibrës".
11) Banesë me zyra Pallatet Muskati.
12) Banesë me dyqane afër ish-ekspozitës "Shqipëria Sot".
13) Banesë mbrapa kullave në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
14) Banesë me dyqane pranë ish-"Bllokut".
15) Banesë private në Rrugën "Hoxha Tahsin".
2. Banesë me zyra pranë Ministrisë së Kulturës, Rruga e "Kavajës".
3. Banesë me dyqane tek Selvia.
4. Banesë te Pazari i Ri.
5) Banesë mbrapa nëntëkatsheve, Rruga e "Barrikadave".
6) Banesë me dyqane në Rrugën "Hoxha Tahsin".
7) Banesë me dyqane, "Bulevardi Zogu I", afër trenit.
8) Po aty, afër trenit.
9) Banesë, Pazari i Ri, afër tregut.
10) Hotel i papërfunduar Rruga e "Dibrës".
11) Banesë me zyra Pallatet Muskati.
12) Banesë me dyqane afër ish-ekspozitës "Shqipëria Sot".
13) Banesë mbrapa kullave në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
14) Banesë me dyqane pranë ish-"Bllokut".
15) Banesë private në Rrugën "Hoxha Tahsin".
No comments:
Post a Comment