Wednesday, February 16, 2011

Kane mberritur banesat ndryshe edhe ne Shqiperi


image
Zvogelim i hapesirave te perbashketa si korridore dhe ballkone, por zmadhim i salloneve te ndenjes dhe dhomave. Fasada rrezellitese nga jashte, por qe fshehin zhgenjimin e brendshem.
Pa hyre brenda... 
Fasada eshte ajo çka bie se pari ne sy ne ndertimin e nje vile apo pallati. ‘Por tanime jo vetem fasada me tulla, te suvatuara persiper e te lyera ngjyra-ngjyra si dikur, kur pikerisht ngjyrat perbenin tendence’, shprehet arkitekti Gjovalin Shytani. Dhe pallatet e reja qe po ndertohen keto vitet e fundit perveç siperfaqeve te medha te xhamta, po shoqerohen ne fasadat e tyre edhe me veshje metalike. ‘Alumini eshte e ardhmja’, thone ekspertet e huaj neper panaire te ndertimit kudo neper bote. Por edhe projektuesit apo ndertuesit shqiptare po ecin me kohen. ‘Gjithesesi ne menyren e tyre, me jo pak minuse’, veren Shytani.   Ne pallatet e reja qe po ngrihen neper zona te ndryshme ne Tirane po perdoren mjaft veshjet tranvertit, me pllakeza metalike nga jashte dhe etalbond si veshje te brendshme. Me etalbond jane veshur dhe po vishen selite e bizneseve te medha shqiptare ne autostraden Tirane-Durres dhe gjetke. ‘Sepse e ardhmja jo vetem e selive te bizneseve, por dhe pallateve te banimit do te jete etalbondi. Ai do te zevendesoje edhe tullen’, shprehet biznesmeni Leonard Mezuraj, pronari i nje prej selive te tilla te biznesit ‘Mezuraj’. Etalbond nga frengjishtja nenkupton rezistence ndaj zjarrit. Eshte nje material panel i perbere teknologjikisht si perzierje e aluminit me titanin. Mvesh gjithçka qe arkitektet apo ndertuesit deshirojne, duke respektuar te gjitha normat e sigurise. Eshte material rezistent, i ndritshem dhe i forte, i lehte per t’u punuar ne forma te ndryshme, i montueshem, minimizon zhurmen, termoizolues njekohesisht. Ndaj dhe kjo gjetje teknologjike po gjen kaq perhapje ngado. ‘Konstruksionet metalike gjithashtu perbejne nje tendence, qe do te zevendesoje betonin. Por mendoj qe tulla veshtire te zevendesohet ketu tek ne per famen qe ka. Veshtire te pranohet kultura e etalbondit. Njerezit jane mesuar me tullen. Ka dhe qe e kuptojne risine teknologjike, por duhet njefare kulture per kete. Jo çdokush e mirepret. Masivisht nuk pranohet’, shprehet arkitekti Gjovalin Shytani.
Nje arkitekt i firmes se ndertimit ‘Trema Engineering 2’ veren edhe ai qe etalbondi perdoret me shume per ndertesat sociale, pavaresisht se vlen njesoj dhe per ato te banimit. ‘Problemi me i madh eshte se keto elemente te rinj duhen shoqeruar edhe me te tjere per mirembajtjen e tyre. Shoh ndertesa te xhamta qe mbulohen me pas nga pluhuri. Nuk kane mjete t’i pastrojne. Ndaj i shoh te veshtira per t’u perdorur ne kushtet tona per pallatet e banimit’, shton me tej arkitekti i ‘Trema Engineering 2’. ‘Por duhet te gjendet dhe konteksti i duhur natyror per t’i pershtatur keto teknologji. Fjala vjen, Dajtit nuk i afrohesh dot me pallate te xhamta perqark, por me alpine te drunjta’, propozon Shytani.  Veç metalit, ne Tirane te rrok syri edhe risine e ndertimit te ndonje pallati vetmitar me fasade veshje prej druri dhe me arkitekture stil alpin sidomos ne çati.   
Kur hyn brenda 
‘Ndodh qe pamja e jashtme shet dhe pjesen brenda. Fasada duket fort e bukur, por brenda ambientet, shtepia vete, jane vertet zhgenjyese’, konstaton arkitekti Gjovalin Shytani. Kete ide perforcon edhe arkitekti i ‘Trema Engineering 2’. ‘Rendesia qe po iu jepet vitet e fundit fasadave ka bere te ulet niveli i anes funksionale te vete banesave, te cilat kur i viziton mire e mire nga brenda te zhgenjejne. Verej qe ka ndryshuar per keq struktura e banesave keto vitet e fundit. Nese ndertimet e viteve ’92-’96 u çliruan nga hapesirat e ngushta te banesave te meparshme dhe u bene me te gjera dhe funksionale, edhe pse me pak te bukura nga jashte, sot po ndodh e kunderta’, thote ai. Dhe defekte konkrete veren forma te harkuara te brendshme, te papershtatshme dhe iracionale, mungese ambientesh te dobishme per nje familje etj. ‘Me ka ndodhur habitshem te gjej edhe kollone ne mes te dhomes se gjumit’, shton arkitekti Gjovalin Shytani. Por, sipas arkitekteve, eshte uria e tregut ajo qe ka bere te shitet gjithçka. ‘Dhe nje dukuri e ngjashme me katrahuren qe ka ndodhur ne Tirane po ndodh dhe do te intensifikohet me shume per fat te keq edhe ne Prishtine’, paralajmeron Shytani.  
Estetike dhe funksionale
Ndertesat duhet te jene estetike dhe funksionale. Kjo eshte alfa dhe omega e ndertimeve sot sipas ‘kushtetutes’ se arkitektures. ‘Por ne ndertesat tona ka probleme te medha edhe per syrin e estetikes, edhe per ate funksionale. Ne nuk vuajme per cilesine e ndertimit. Ne vuajme per stilin e tyre’, shprehet Gjovalin Shytani. Sipas tij, mungesa e studimeve zonale ka bere qe zona te caktuara, lagjet, te zhvillohen ne menyre te lire dhe kaotike. ‘Asnje lagje nuk ka uniformitet ne Tirane. Pallatet e stermedha jane nje masaker e vertete. Dhe e meta me e madhe eshte mungesa e studimeve pjesore, te cilat jane shume te kushtueshme dhe kesisoj ende mungojne’, thote shprehimisht Shytani. Qe ne vijim sjell nder mend çfare ka pare neper Europe. ‘Ne Spanje, Gjermani, Greqi eshte lehtesisht e dallueshme çfare stili perdoret. Por tek ne nuk ka uniformitet. Ose ka kopjime te rendomta, ose secili arkitekt eshte i lire te shprehe çfare ai deshiron ne te gjitha fantazite e tij, pa gjendur kerrkund nje stil te caktuar. Greqia ka pallate te bardha, ballkone te vijueshme, duke krijuar edhe me keto dy elemente nje stil te dallueshem dhe karakteristik’. Nderkohe qe ne zonat brenda unazes, ne lagje te vjetra te Tiranes parashikohen ne planin rregullues por dhe realisht po ndertohen pallate me maksimumi 8 kate + papafingo. Jashte unazes lejohen edhe me te larta. Per sa i perket anes funksionale: ‘Po tentohet drejt godinave funksionale. Zvogelim te hapesirave te perbashketa si korridore, ballkone dhe soxhorno e dhoma me te medha. Nderkohe qe pak vite me pare ballkonet e pallateve te reja binin ne sy per madhesine e tyre sa nje dhome ndonjehere. Ndersa tani behen te vogla dhe me kangjella’, veren Shytani.  ‘Sa me shume hapesira te lira. Perveç dhomave vetjake, pjesen tjeter te shtepise, sidomos ne apartamente, ku siperfaqet nuk jane aq te medha, do ta propozoja pa korridore dhe mure fare’, shprehet arkitekti dhe skenografi Mikael Drita.
Cilesia e ndertimit
Sa per cilesine e ndertimit, ne zona te shtrenjta banimi muret ndertohen  me polesterol ne mes. Ndersa pjesa me e madhe e banesave te tjera pertej ketij caku, as qe behet fjale ta kene kete privilegj. Ndersa per sa i perket standardeve te sasise se betonit te duhur apo cilesise se tij, keto jane rreptesisht te kontrrollueshme. ‘Inspektoriati i Ndertimit ben kontrolle te rrepta, per te verifikuar keto standarde’, thote Shytani.  Per t’u mbrojtur nga zhurmat teper problem ne shume zona sidomos ne kryeqytet, dritaret e pallateve qe ndertohen ne ane te rrugeve me ndotje akustike detyrimisht tashme duhet te ndertohen me dopio xham. ‘Dhe kjo gje ka nisur te behet. Nuk e pranon me kush nje pallat qe nuk i ploteson keto kushte teknike’, thote Shytani.
Ambientet e perbashketa
Me rregullat e reja te 3 viteve te fundit te urbanistikes, 43% e siperfaqeve te banuara duhet te jene ndertim, pjesa tjeter parashikohen per sherbim, ambiente te perbashketa çlodhejeje, argetuese, lulishte etj. ‘Gje qe ka permiresuar dukshem blloqet e reja me pallate dhe cilesine e jetes se tyre sociale’, veren Gjovalin Shytani. Pallatet po behen dhe ketej e tutje do te behen edhe vetem me garazhe. Eshte kusht qe prej afro 3 vjetesh, qe 80% e banoreve te pallatit duhet te kene secili garazh. Por ndodh qe pronaret e fimrave te ndertimit nuk e shesin shtepine po nuk u ble dhe garazhin. Apo i mbajne ne pronesi dhe i japin me qira vete pronaret. Mungojne ende edhe ambiente te perbashketa si depot dhe ‘rraqet’ e familjeve ‘zbukurojne’ ballkonet. ‘Ne Itali zakonisht i mbajne ne bodrumet apo dhomat e perbashketa te pallatit. Por ka raste qe si tek ne, mbahen gabimisht neper ballkone’, tregon Shytani.  
Per banesat e luksit
Tendencat e reja te arredimit per 2010-en cilesohen te perbera dhe me larmi ngjyrash per sa u perket hapesirave dhe mobiljeve. Sipas arkitekteve ne bote, tendenca e re arkitekturore ne lagjet apo apartamentet e te pasurve eshte rikthimi ne konceptin ‘shtepi e embla shtepi’. Zoterit e shtepive jo vetem jashte, por edhe tek ne, duan te jene vete ne linjen e pare te projektit apo ristrukturimit arredues. Ata pelqejne shtepine me aksh projekt me me shume siperfaqe ne holl, me dhoma me shume drite, me pak zhurme nga rruga etj. Nuk pertojne te bejne nje vizite ne dyqanet e arredimit per te zgjedhur rubinetat, lavamanet, kolltuket etj. Pasi shtepia duhet te jete autentike, shprehje e personalitetit te tyre, menyres se te qenit. Mbi te gjitha, ne keto kohe, ka rene shume koncepti i nje dizajni viktime, qe pranon gjithçka, mjaft qe te jete firmato. Kush ble nje shtepi deshiron te pohoje personalitetin e tij dhe e ben duke zgjedhur larmi objektesh, te ngjashme me personalitetin e tij. Luksi i vertete, shpesh, perkon me pikturat e artit. Nese me pare piktura ishte prekja finale, perkundrazi, tashme salloni ndertohet perreth piktures per t’i dhene me shume shikueshmeri dhe rendesi. Fiton nje menyre bashkejetese me artin. Nese veprat jane disa, tani mberrihet ne ekstrem, per ta shnderruar shtepine ne galeri. Behet kinse sikur televizioni nuk ekziston. Ekranet ultra te sheshte jane tashme te perhapur ngado. Por televizioni fshihet ne mobilje, pas librarive dhe shihet vetem ne intimitetin real shtepiak. Dhe shume gjelberim natyral.
Dizajn funksional
Ne temat e preferueshme te krijuesve te mobiljeve, perkrah ngjyrave plotesuese qendrojne dhe idete e dizajnit: teknologji prapa rafteve, sirtareve, artopalanteve te vene ne mur dhe monitoreve vazhdon te rroke popullaritet per t’i pasur ne shtepi. Arredimi 2010 propozon kontraste ngjyrash qe, megjithate, kombinuar me elemente klasike, iu japin jete ambienteve harmonike dhe te rafinuar. Fjala e duhur eshte ‘krijimtari’ dhe ne fund te fundit asnje limit nuk vihet ne vendosje dhe kobinime.

No comments:

Post a Comment